Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot realizoi një vizitë pune në NJPB Dibër, me ç’rast vizitoi edhe Vendkalimin kufitar “Bllatë” që ndodhet pranë Dibrës.
Ministri Toškovski, së bashku me udhëhqësinë e NJPB Dibër, u informua se gjendja e sigurisë në të gjithë rajonin është e qëndrueshme, me rezultate të përmirësuara ndjeshëm në luftën kundër krimit të dhunshëm, veprave kundër pronës dhe në përmirësimin e sigurisë rrugore. Në takim, udhëheqësit e informuan ministrin se tashmë po ndërmerren aktivitete operative për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe demokratik.
„Sa i përket Vendkalimit kufitar ‘Bllatë’, është evidentuar një numër dukshëm më i madh i udhëtarëve krahasuar me vitin e kaluar dhe vitet e mëparshme. Pika kufitare po shndërrohet në një urë të vërtetë lidhëse për qytetarët që shkojnë për pushime në Shqipërinë fqinje dhe për turistët që vijnë për pushime, kurime në banja, qëndrim fundjave, vizita familjare, ahengje familjare, si dhe për blerje. Me këtë, bashkëpunimi ynë me kolegët shqiptarë është i orientuar drejt zbatimit të sistemit ‘One Stop’, i cili, përmes zgjidhjeve shtesë infrastrukturore, do të sigurojë ulje të përhershme të turmave dhe një qarkullim më efikas të udhëtarëve dhe automjeteve gjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë periudhave me qarkullim të shtuar turistik,“ theksoi ministri Toshkovski.