Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski dhe ministrin e Kulturës Zoran Lutkov ndodhen në një vizitë të maqedonasve në Prespën e Vogël ku po marrin pjesë në festivalin "Vera Kulturore Maqedonase" - një simbol i qëndrueshmërisë dhe frymës së bashkësisë maqedonase në Shqipëri.
Festivali është një dëshmi e gjallë e pasurisë së kulturës, artit dhe traditës maqedonase dhe dërgon një mesazh të qartë se identiteti maqedonas nuk njeh kufij. "Është detyrimi ynë ta ruajmë dhe promovojmë atë, kudo që rreh zemra maqedonase", theksoi Ministri Toshkovski.
Në kuadër të vizitës në Pusteci, ministrat u takuan me kryetarin e Bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski, me të cilin bisedoi për mënyrat konkrete të mbështetjes nga shteti i Maqedonisë. "Si Ministri e Punëve të Brendshme, jemi të gatshëm të lehtësojmë procesin e lëshimit të dokumenteve personale për ata banorë që kanë shtetësi maqedonase dhe të marrim masa për të lehtësuar rrjedhën kufitare në pikën kufitare Stenjë, veçanërisht gjatë sezonit të vjeljes së mollëve, kur shumë banorë të këtij rajoni vijnë për të punuar në rajonin e Resnjës", theksoi Ministri Toshkovski.
Të pranishmit sonte patën nderin të ndiqnin shfaqjen e Teatrit të Velesit - një konfirmim i fortë se kultura maqedonase bashkon, kudo që të jetë. "Prespa e Vogël është e bukur, por edhe më e vlefshme është ndjenja se fryma maqedonase jeton fuqishëm dhe krenare këtu", përfundoi Ministri Toshkovski.