Sot, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni zhvilloi një vizitë pune në SPB Ohër dhe Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, ku u takua me udhëheqësinë e këtyre njësive organizative.
Vizita është pjesë e një sërë vizitash që po kryhen në sektorët e punëve të brendshme në të gjithë vendin për t’u informuar rreth rezultateve të arritura dhe aktiviteteve të përditshme të punës, por edhe rreth problemeve të mundshme brenda procesit të punës.
Në takim u theksua se Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPBOhër po marrin të gjitha masat e nevojshme gjatë sezonit turistik, në mënyrë që të gjithë turistët të jenë të sigurt dhe të shijojnë pushimet e tyre, si brenda SPB Ohërt ashtu edhe në territorin e të gjithë vendit. U vu re se ka një rritje të pasagjerëve në vendkalimet kufitare brenda Qendrës Rajonale - Perëndim.