Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni do të vendoset regjimi veror i qarkullimit rrugor me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda trasportuese me një masë të përgjithshme mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Terminet kohore janë si më poshtë:
E premte 17:00 - 22:00
E shtunë 09:00 - 19:00
E diel 09:00 - 22:00
Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Regjimi i posaçëm veror i komunikacionit për automjetet e rënda transportuese vendoset gjithashtu në drejtimin rrugor A2 Shkup - Ohër - Shkup në periudhën nga 01.07.2025 deri më 01.09.2025, gjegjësisht:
Nga e hëna deri të enjten nga ora 11:00 deri në orën 17:00, vetëm në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë:
E premte nga ora 17:00 deri në 22:00
E shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në orën 24:00 dhe
E diel nga ora 07:00 deri në orën 22:00
– Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura drithërash dhe mallra që prishen lehtësisht, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve të rrugëve shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.