Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria vozitësi për shkak të aksidentit rrugor në rr. "Qemal Sejfula" në Shkup

Privohet nga liria vozitësi për shkak të aksidentit rrugor në rr. "Qemal Sejfula" në Shkup

Më 30.06.2025 në orën 14.40 në SPB Shkup është denoncuar se në rr. "Qemal Sejfula" në Shkup ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti transportues "Mercedes" me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga E.P. (29) nga Republika e Kosovës dhe një mopedi me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (32) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi vozitësi i mopedit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup dhe nga liria u privua vozitësi E.P. dhe u ndalua në stacionin policor për veprime të mëtejshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu