Sot (01.08.2025), ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski vizitoi Njësinë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar, me qëllim që të njoftohet drejtpërdrejt me situatën në terren dhe të gjendet zgjidhje për problemin për të cilin vazhdimisht ka reagime nga qytetarët, që ka të bëjë me ndalesat dhe bllokimet që krijohen te semafori në dalje të Gostivarit, në drejtim të Ohrit, veçanërisht gjatë sezonit veror dhe fundjavave.
“Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe është vendosur një regjim i posaçëm i komunikacionit gjatë fundjavave dhe në periudhat me intensitet të shtuar të qarkullimit, me qëllim të mundësohet një rrjedhë më e shpejtë dhe më e sigurt e automjeteve dhe të minimizohen bllokimet në trafik,” deklaroi ministri.
Njëkohësisht, jemi të vetëdijshëm se për një zgjidhje të qëndrueshme dhe sistematike të këtij problemi do të nevojiten edhe përshtatje të duhura infrastrukturore, për të cilat institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të përbashkët dhe në kohë,” theksoi ministri Toshkovski. MPB do të vazhdojë edhe më tej me ndjekjen e kujdesshme të nevojave reale të qytetarëve dhe me ndërmarrjen e masave konkrete aty ku ato janë të domosdoshme.