Dje (10.10.2026), në orën 22:30, në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, nëpunës policorë të Njësitit Mobil „Task Force“ e privuan nga liria lirinë T.S. (29) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese najloni me kokainë.
Gjithashtu, sot (11.10.2026), në orën 00:10, në Gostivar, nëpunës policorë të Njësitit Mobil „Task Force“ e privuan nga liria L.M. (21) nga Prilepi, me qëndrim në Gostivar. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur një qese najloni me kokainë dhe një foli me marihuanë të gjelbër.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.