Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal për fshehje tatimi dhe dëmtim ose privilegjim të kreditorëve, i akuzuari ka fituar përfitim të paligjshëm pasuror në vlerë prej 31.433.522,00 denarëve

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal për fshehje tatimi dhe dëmtim ose privilegjim të kreditorëve, i akuzuari ka fituar përfitim të paligjshëm pasuror në vlerë prej 31.433.522,00 denarëve
Njësiti për Krimin Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal në PTHP Shkup kundër një personi juridik nga Shkupi dhe kundër pronarit dhe personit kompetent të mëparshëm M.S. nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Fshehje tatimi” sipas nenit 279 dhe “Dëmtimi ose privilegjimi i kreditorëve” sipas nenit 257 të Kodit Penal.
 
Konkretisht, i akuzuari M.S. gjatë periudhës 01.10.2019 deri më 31.08.2021 ka vepruar në kundërshtim me nenet 40 dhe 43 të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke deklaruar dhe shpallur një borxh më të vogël tatimor në shumë prej 17.645.477,00 denarë, i cili ka lindur nga një qarkullim i padeklaruar i realizuar nga shitja e mjeteve themelore dhe shitja e rezervave të materialeve në vlerë totale pa TVSH prej 103.969.681,00 denarë. Po ashtu, i akuzuari i parë ka vepruar në kundërshtim edhe me nenet 84 dhe 92 të Ligjit për Të Ardhurat Personale, në mënyrën që kontrollin e tatimit të vlerës momentale të mjeteve themelore dhe vlerës blerëse të rezervave të materialeve i ka trajtuar qarkullim i realizuar dhe jo i evidentuar nga shitja e mjeteve themelore dhe rezervave të materialeve në vlerë totale prej 121.615.158,00 denarë me TVSH të llogaritur, dhe në ç'shumë është vërtetuar mospagesa e tatimit të të ardhurave personale prej 13.788.045,00 denarë. Me mosdeklarimin dhe mosllogaritjen e të ardhurave dhe detyrimeve për TVSH në shumën prej 17.645.477,00 denarë dhe mosllogaritjen dhe mospagimin e tatimit të të ardhurave personale në shumën prej 13.788.045,00 denarë, i akuzuari ka përfituar dobi të paligjshme pasurore në vlerë totale prej 31.433.522,00 denarë ose rreth 515.303,00 euro, me ç' shumë i është shkaktuar dëm Buxhetit të R. së Maqedonisë së Veriut.
Njëherësh, i akuzuari, që nga fillimi i vitit 2020 deri në hapjen e procedurës së falimentimit ndaj tani debitorit të falimentuar, me kryerjen e bartjes së paevidentuar të mjeteve themelore dhe rezervave të materialeve në vlerën totale prej 103.969.681,00 denarë, e cila shitje është trajtuar nga organi tatimor si qarkullim i padeklaruar, duke bërë të pamundur që kjo pasuri të regjistrohet nga administratori i falimentimit dhe kështu ka pamundësuar që kjo pasuri të hynte në masën e falimentimit të debitorit të falimentuar, dhe me këtë gjë ka kontribuar drejtpërdrejt në dëmin e konsiderueshëm të masës së falimentimit, me çka edhe në dëmtimin e kreditorëve në procedurën e falimentimit me kërkesa të deklaruara dhe të vërtetuara, përfshirë shtetin përmes Ministrisë së Financave, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, më tej disa banka në bazë të kredive të dhëna dhe shumë persona juridikë me të drejta të vërtetuara të kërkesave nga masa e falimentimit.
 
 
 
 
 
 

Accessibility Menu