Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues rrugor nga SPB Shkup: “Mos përdorni telefonin celular gjatë vozitjes” dhe “Vendosni rripin e sigurisë”

Aktivitet parandalues rrugor nga SPB Shkup: “Mos përdorni telefonin celular gjatë vozitjes” dhe “Vendosni rripin e sigurisë”
Sot (14.03.2026), nga ana Seksionit për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në zonën e SP Saraj, në pikëpagesën rrugore Gllumovë, u realizua një aktivitet parandalues në komunikacion me moton “Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit” dhe “Vendosni rripin e sigurisë”.
Në kuadër të aktivitetit, nëpunësit policorë u shpërndanë drejtuesve të automjeteve fletushka edukative të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me porosi për drejtim të përgjegjshëm të automjeteve dhe respektim të rregullativës ligjore në fuqi.
Theks i veçantë iu kushtua përdorimit të detyrueshëm të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit, si dhe mos përdorimit të telefonit celular gjatë vozitjes.
Gjithashtu, me përzgjedhje të rastësishme, disa prej drejtuesve të automjeteve u pajisën me material shtesë edukativ në formë fletëpalosjesh me rekomandime për ngritjen e kulturës në komunikacion dhe ndërgjegjësimin për sigurinë tek pjesëmarrësit në komunikacion.

Accessibility Menu