Dje (29.03.2026), në periudhën kohore nga ora 14:00 deri në orën 20:00, Njësia Mobile për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi një aksion kontrolli të nivelit republikan në qarkullimin rrugor për vozitësit që drejtojnë mjete motorike me shpejtësi të madhe nga e lejuara.
Gjatë këtij kontrolli janë shqiptuar 41 masa për tejkalim shpejtësie jashtë vendbanimit dhe një masë në vendbanim.
Një person është privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, pasi ka drejtuar automjetin në drejtim të kundërt në autostradë.
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Respektimi i kufizimeve të shpejtësisë është një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e aksidenteve dhe për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për një komunikacion më të sigurt në rrugë