Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sanksionohet subjekti juridik, personi përgjegjës dhe shoferi i furgonit me të cilin ushtrohet transporti publik i nxënësve, konstatohen mbingarkesë e udhëtarëve dhe frena të parregullt

Sanksionohet subjekti juridik, personi përgjegjës dhe shoferi i furgonit me të cilin ushtrohet transporti publik i nxënësve, konstatohen mbingarkesë e udhëtarëve dhe frena të parregullt
Sot (25.09.2026), në orën 07:20, në rrugën lokale Kumanovë–Tabanoc, përkatësisht në fsh. Tabanoc, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, është ushtruar kontroll i një automjeti motorik për transportin e udhëtarëve (furgon), me targa të Kumanovës, në pronësi të një subjekti juridik nga Kumanova, me të cilin ushtrohej transporti publik i udhëtarëve (transport i organizuar i nxënësve). Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet transportoheshin 18 udhëtarë (fëmijë), ndërsa sipas lejes së qarkullimit, në automjet është e lejuar të transportohen maksimum 9 persona. Kjo do të thotë se shoferi S.P. (49) nga Kumanova, me automjetin e udhëtarëve, transportonte 10 udhëtarë (fëmijë) më shumë nga e lejuara.
Në automjet është ushtruar edhe një kontroll i jashtëzakonshëm teknik në një stacion për kontroll teknik nga persona profesionalë, me ç’rast është konstatuar parregullësia teknike e automjetit, përkatësisht parregullësia e veglave për frenim (forca e frenimit të frenit kryesor dhe frenit ndihmës).
Kundër subjektit juridik, personit përgjegjës në subjektin juridik dhe shoferit S.P. (49) nga Kumanova janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ata do të përballen me sanksionet e parapara me ligj, ndërsa automjeti është mënjanuar nga qarkullimi deri në eliminimin e mangësive.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e rregulloret, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu