Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tryezë e rrumbullakët rajonale në Kroaci: Forcimi i partneritetit në luftën kundër krimit të organizuar

Tryezë e rrumbullakët rajonale në Kroaci: Forcimi i partneritetit në luftën kundër krimit të organizuar
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i kryesuar nga ndihmësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike për Policinë Kriminalistike, Ilija Çallshev Menis, dhe shefi i Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë, Filip Filipovski, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me temë “Krimi i organizuar – partneritet për edukim”, e cila u mbajt në Republikën e Kroacisë.
Në tryezën e rrumbullakët u shqyrtuan sfidat aktuale dhe tendencat e reja që lidhen me krimin e organizuar, si dhe kërcënimet hibride, përfshirë edhe kërcënimet me bomba. U theksua veçanërisht nevoja për shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacioneve të sakta dhe relevante ndërmjet shërbimeve partnere policore, me qëllim përballimin më të suksesshëm të sfidave bashkëkohore të sigurisë.
Në kuadër të takimit u konfirmua edhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm i policisë kriminalistike të Maqedonisë dhe i Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë me shërbimet partnere, përfshirë FBI -në dhe DEA-n, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të krimit të rëndë.

Accessibility Menu