Ministria e Punëve të Brendshme e ka privuar nga liria dhe ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Velesit kundër D.C. (43) për shkak të dyshimit të bazuar se ishte bashkëkryerës në veprën penale "vrasje" sipas nenit 123 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Me datë 05.11.2025, në vendin e quajtur ,,Porojnica'', pranë udhës me dhe nga Çashka në drejtim të fshatit Busillc, i dyshuari D.C., së bashku me një person tjetër, e kanë vrarë Gj.Gj. nga Velesi.
Së pari, D.C. e ka joshur Gj.Gj. dhe e ka çuar në vendndodhje me automjetin e tij. Më pas, së bashku me personin tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë nga armë zjarri në kokë, për ç'gjë viktima ka ndërruar jetë.
I dyshuari D.C. më parë ka qenë kryerës i veprës penale "grabitje", dhe sipas disa provave që tashmë janë siguruar, pas vrasjes në Çashkë ka tentuar të fshehë gjurmët dhe me këtë të ndikojë në procedurë.
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkrendim me prokurorin publik, po ndërmerr masa dhe veprime për gjetjen edhe të kryerësit tjetër të veprës penale.