Njësiti për Krim të Dhunshëm – Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër S.J. (34), I.J. dhe S.J., të gjithë nga fsh. Bukoviq, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale „dhunë“, sipas nenit 386, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Më 12.08.2026, në fsh. Kopanicë, rrethina e Shkupit, personi i parë i kallëzuar ka sulmuar me një send të fortë 25-vjeçarin H.R. nga fsh. Arnaki, rrethina e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë të kallëzuar, me sende të forta, ia kanë dëmtuar automjetin.
Pas ndërmarrjes së masave, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.J. (34), ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Po ndërmerren masa për gjetjen e dy personave të tjerë të kallëzuar.