Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gjenden 32 paketime me kokainë gjatë kontrollit të një automjeti në Shkup, ngrihet kallëzim penal

Gjenden 32 paketime me kokainë gjatë kontrollit të një automjeti në Shkup, ngrihet kallëzim penal
Njësiti kundër Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër B.Ç. (30) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e udhëtarëve „Peugeot“, me targa të Shkupit, të cilin personi i kallëzuar e drejtonte në zonën e Komunës së Aerodromit, edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, ishin gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me kokainë, një thikë dhe para.

Accessibility Menu