Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, për vizitë pune në SPB Shtip

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, për vizitë pune në SPB Shtip
 
Sot (04.11.2026), drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, së bashku me një pjesë të ekipit të tij, realizoi një vizitë pune në SPB Shtip, ku me udhëheqësinë diskutoi për funksionimin operacional, rezultatet e arritura dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sigurisë në rajon.
Në fokus të bisedimeve ishin veprimi më efikas policor, forcimi i aktiviteteve parandaluese, zbulimi në kohë dhe përballja me të gjitha format e kriminalitetit. Me këtë rast, u theksua se gjatë nëntë muajve të fundit, vjedhjet e rënda janë zvogëluar për më shumë se 40% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa aktiviteti zbulues në fushën e krimit të organizuar dhe llojeve të tjera të kriminalitetit shënon rritje të konsiderueshme.
Theks i veçantë iu kushtua profesionalizmit, përgjegjësisë dhe respektimit të procedurave zyrtare nga ana e zyrtarëve policorë, me ç'rast u theksua se nuk do të ketë tolerancë ndaj veprimeve joprofesionale dhe të papërgjegjshme.
U diskutua gjithashtu për avancimin e punës kriminalistike-zbuluese dhe asaj operative-analitike, koordinimin më të mirë dhe shtimin e pranisë policore në terren, si dhe për funksionalitetin e njësisë së re intervenuese.
Në kuadër të vizitës, drejtori Janev zhvilloi takim edhe me 56 zyrtarët e rinj policorë të pranuar në punë, të cilët pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar në Akademinë Policore janë sistemuar në SPB Shtip. Ai u porositi se prej tyre pritet një nivel i lartë profesionalizmi, integriteti, përgjegjësie dhe përkushtimi në kryerjen e detyrave policore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me avancimin e kapaciteteve operative dhe kadrovike, me qëllim të veprimit më efikas policor, parandalimit më të fuqishëm dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve në të gjitha rajonet.

Accessibility Menu