Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj një personi për „shkelje të të drejtave të autorit dhe të drejtave të afërme“ dhe „pirateri të veprës audiovizuale“

Kallëzim penal ndaj një personi për „shkelje të të drejtave të autorit dhe të drejtave të afërme“ dhe „pirateri të veprës audiovizuale“
Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup kundër J.K. (46) nga Shkupi, për kryerjen e veprave penale „shkelje e të drejtave të autorit dhe të drejtave afëme“ dhe „pirateri e veprës audiovizuale“, sipas neneve 157 dhe 157-b të Kodit Penal.
Me fjalë të tjera, i kallëzuari J.K., gjatë vitit 2024 si administrator i një faqeje në Facebook, në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizim, përmes një publikimi në atë faqe ka emetuar të drejta ekskluzive autoriale të një tv seriali të cilat ishin dhënë vetëm për shërbimin programor të televizionit në bazë të kontratës të lidhur paraprakisht.
Në përputhje me kallëzimin e paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup nga televizioni në fjalë, i kallëzuari i ka kryer veprat penale në atë mënyrë që përmes profilit të tij të përdoruesit në rrjetin social Facebook, si administrator i faqes në Facebook, krahas serialeve, filmave dhe dokumentarëve të tjerë të publikuar, ka publikuar edhe episode të serialit për të cilat nuk posedonte të drejta autoriale.
Duke vepruar në bazë të urdhrit të PThP Shkup, Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri hetim në kuadër të të cilit e thirri personin e kallëzuar në bisedë informative dhe sekuestroi përkohësisht një pajisje elektronike në pronësi të tij, ndërsa pas kryerjes së analizës forenzike të së njëjtës, u vërtetuan pretendimet e kallëzimit dhe të deklaratës që e ka dhënë i kallëzuari gjatë bisedës informative.

Accessibility Menu