Sot (21.04.2025) në ora 02.04 në Makedonski Brod, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.S. (25) nga Makedonski Brod nën dyshimin se ka kryer veprën “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” nga neni 297-A të Kodit Penal.
Në ora 01:30 në rrugën "Krushevska Republika" në Makedonski Brod, automjeti i tipit "Peugeot" me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar "Opel" me targa të Shkupit, në pronësi të M.T. (28) nga Shkupi, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, e pa të lënduar. Pas marrjes së masave dhe kryerjes së analizës së alkoholit, është konstatuar se i njëjti mjetin e ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i është matur niveli i alkoolit në gjak 2.04 promilë.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.