Më 21.04.2025 në ora 15.00 në rrugën rajonale Теtovë-f.Jazhincë, në hyrje për f.Теаrcë, rrethi i Tetovës, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionit Rrugor Tetovë e privuan nga liria Е.А.(28) nga f.Poroj, rrethi i Tetovës, i cili ka drejtuar automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf “ me targa të Tetovës me një shpejtësi prej 103 km në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë në zonë të banuar.
Ndërsa, në orën 18.54 në autostradën Shkup-Теtovë, te vendi i quajtur „Uji i ftohtë“, nëpunësit policorë e privuan nga liria S.R.(35) nga f.Gjermë, rrethi i Tetovës, i cili ka drejtuar automjetin e pasagjerëve „bmv“ me targa nacionale gjermane me një shpejtësi prej 173 km në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km në orë, jashtë zonës së banuar.
Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 297-а të Kodit Penal – „drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik“.