Më 07.06.2025 në orën 02.56, në orën 01.27 dhe në orën 02.10 në Tetovë dhe Gostivar, nëpunës policorë të Stacionit policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë dhe NJPB Gostivar arrestuan Sh.B. (38) nga Tetova, B.D. (23) nga Gostivari dhe M.I. (25) nga Gostivari.
Gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë në orën 02:56 dhe pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunësit policorë kanë konstatuar se Sh.B. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur alkool në gjak 2.03 promilë.
Në orën 01.27 në bulevardin Goce Dellçev në Gostivar, nëpunësit policorë konstatuan se B.D. (23) nga Gostivari po drejtonte automjetin Renault me targa të Gostivarit me nivel alkooli në gjak prej 1.70 promilë. Ndërsa në orën 02.10 në bulevardin Goce Dellçev në Gostivar, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar konstatuan se M.I. (25) nga Gostivari po drejtonte automjetin BMW me targa të Tetovës me nivel alkooli në gjak prej 2.17 promilë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të treve do të ngrihen akuza sipas nenit 297 - a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".