Më 19.05.2025, në Stacionin Policor Radovish është zhvilluar një bisedë zyrtare me A.A. (21) nga fshati Zleovë, rrethina e Radovishit, i cili më parë ishte arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në përleshje fizike me tre persona të tjerë në fshatin Zleovë. Në bisedën e bërë, ai pranoi se në periudhën janar-maj 2025, ka kryer një “vjedhje të rëndë” dhe një “vjedhje të mjetit motorik” në zonën e Radovishit, si dhe ka kryer dy vepra penale “vjedhje të mjetit motorik” në zonën e Strumicës.
Atij i janë sekuestruar sendet që kanë prejardhje nga veprat e kryera penale, është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike -Radovish dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.