Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për "punë të pandërgjegjshme në detyrë" dhe "uzurpim të patundshmërisë"

Kallëzim penal për "punë të pandërgjegjshme në detyrë" dhe "uzurpim të patundshmërisë"

Njësia e Punëve të Brendshme -Kriva Pallankë në Prokurorinë Themelore Publike - Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër M.K. (41), N.C. (54) dhe S.M. (38), të tre nga Kriva Palanka, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v paragrafi 4 i Kodit Penal. N.C. – i punësuar në komunën e Kriva Pallankës në vendin e punës referent i pavarur për punët e dokumentacionit dhe pajisjet urbane në Njësinë e urbanizimit, komunikacionit dhe mbrojtjes së mjedisit, më 19.12.2024, duke vepruar sipas kërkesës së miratimit për vendosjen e pajisjes urbane të parashtruar nga një person juridik - objekt hotelerie, pa mos vërtetuar se nuk janë plotësuar kushtet, ka përgatitur miratimin për vendosjen e pajisjes urbane përpara një lokali afarist në rrugën "Jane Sandanski" në Kriva Pallankë për periudhën nga 09.12.2024 deri më 09.12.2025. M.K. - e punësuar në komunën e Kriva Pallankës si udhëheqëse e Sektorit të Urbanizmit, Komunikacionit, Mbrojtjes së Mjedisit dhe Infrastrukturës Komunale dhe S.M. - Kryetar i Komunës së Kriva Pallankës, kanë nënshkruar miratimin e përgatitur kështu dhe në këtë mënyrë i kanë mundësuar parashtruesit të kërkesës që ta vendosë pajisjen urbane dhe të fitojë përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Njësia e Punëve të Brendshme Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal edhe kundër personit juridik – objektit të hotelerisë dhe M.M. (36), pronar dhe drejtues i personit juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "uzurpim të patundshmërisë" sipas nenit 225 të Kodit Penal. M.M., gjatë vitit 2024, ashtu si edhe në vitet e kaluara, ka vendosur pajisje urbane, tavolina, karrige dhe dekorime të tjera përpara një lokali afarist në rrugën "Jane Sandanski" në Kriva Pallankë, me çka ka zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 108.70m² tokë në pronësi të shtetit, e cila është shpallur pronë e përdorimit të përgjithshëm. M.M., gjithashtu, pa mos pasur leje të pjesës së uzurpuar ka vendosur edhe një tendë me një sipërfaqe prej 82.00 m².

Accessibility Menu