Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me PTHP NKOK kreu një aksion në disa lokacione në Shkup. Gjatë bastisjeve janë gjetur drogë narkotike - kokainë dhe marihuanë, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur edhe fishekë për pistoletë.
MPB ngriti kallëzim penal në PTHP NKOK kundër N.G. (29), B.P. (27), D.B. (24) dhe F.S. (30), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale "Prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike dhe substancave psikotrope" sipas nenit 215, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa kundër F.S. edhe për veprën penale "Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese" sipas nenit 396, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Nga shkurti deri në tetor të këtij viti, të dyshuarit janë bashkuar me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogës narkotike -kokainë dhe drogës narkotike - marihuanë. Për këtë qëllim kanë blerë, mbajtur, transportuar, shitur dhe ndërmjetësuar në shitjen e paautorizuar të drogës narkotike, kështu që i dyshuari i parë e ka blerë, transportuar dhe fshehur në mënyrë të paaurtorizuar në një vend të sigurt në zonën e Shkupit.
Më pas një pjesë të drogës narkotike të furnizuar në mënyrë të paaurtorizuar ia ka dorëzuar personave të tjerë të dyshuar dhe secili prej tyre veçmas ka ndërmarrë veprime për shitjen e paautorizuar, duke e shitur 4.000 denarë për 1 gram kokainë dhe 500 denarë për 1 gram marihuanë.