Më (07.10.2025) nga nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar të Drogës pranë SPB Shkup është bërë bastisje në shtëpi dhe në hapësira tjera tek M.J. (40) nga Shkupi.
Gjatë bastisjes janë gjetur dy qese polietileni me amfetaminë, pesë shishe amfetaminë të lëngshme dhe përbërës për prodhimin e amfetaminës, një peshore digjitale me gjurmë kokaine dhe prekursorë të tjerë për prodhimin e amfetaminës.
Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.