Me datë 08.10.2025, në orën 22:05, në sheshin ,,Skenderbej'' në Shkup, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Qendër e kanë privuar nga liria D.S. (23) nga Shkupi. Ai dyshohet se, diçka para kësaj, pranë katedrales ,,Sh. Klimenti i Ohrit'' dhe në bul.,,Goce Dellçev'' nën Shtëpinë e mallrave ,,Most'' e ka sulmuar fizikisht T.K. (33) nga f. Sonje e Poshtme, komuna e Sopishtes, me ç'rast ka përdorur thikë dhe i ka shkaktuar plagë nga shpimi.
Thika është gjetur dhe sekustruar, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.