Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Koçan dhe rrethinë, u gjet drogë, u arrestuan pesë persona

Bastisje në Koçan dhe rrethinë, u gjet drogë, u arrestuan pesë persona

Më 03.05.2025, nëpunës policorë të NJPB të Koçanit privuan nga liria M.C. (21) nga fshati Obleshevë, rajoni i Koçanit, S.M. (26) nga fshati Çeshinovë, rajoni i Koçanit, A.R. (26) nga Koçani, N.M.(20) nga Koçani dhe D.M. (19) nga Koçani.
Gjatë bastisjeve në shtëpitë e M.C. dhe S.M. në Obleshevë dhe Çeshinovë, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Ndërsa, nëpunës policorë të NJPB të Koçanit te N.M. dhe D.M. gjetën dhe sekuestruan marihuanë, të cilën e kishin blerë më parë nga A.R.. Gjithashtu, me urdhër gjyket u kryen kontrolle në shtëpitë e A.R. dhe N.M.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, NJPB e Koçanit do të paraqesë parashtresa përkatëse.

Accessibility Menu