SPB Shkup njofton qytetarët se nesër (07.05.2025), për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Kroacisë, z. Zoran Millanoviq, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Njësiti për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkupi do të ndërmarrë masa për një regjim të posaçëm komunikacioni nëpër rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektohen urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë.