Nëpunës policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe të Rëndë, me kërkesë të prokurorit publik nga PTHP për NKOK dhe në bazë të Urdhrit të dhënë nga gjykatësi i procedurës paraprake, realizuan bastisje në një shtëpi dhe në ambiente të tjera në zonën e Negotinës, me qëllim të gjetjes së sendeve të cilat kanë prejardhje nga veprat e kryera penale.
Gjatë bastisjes në një hapësirë të fshehtë në mur deri në këtë çast janë gjetur 350,000 euro, për të cilat dyshohet se ishin përfituar dhe fshehur në mënyrë të paligjshme.
Veprimi i sotëm është rezultat i veprimeve të ndërmarra në kuadër të hetimit të zgjeruar të PTHP NKOK pasi më 14 dhjetor 2025 ishte i dyshuar një avokat për shkak të dyshimeve për veprën penale- Pranimi i dhuratës për ndikime të kundërligjshme.
Bëhet fjalë për një nga hetimet më të gjera për shkak të dyshimeve për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë deri më tani, i cili mbështetet nga informacionet dhe njoftimet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
Bastisjet dhe veprimet e tjera hetimore vazhdojnë, ndërsa opinioni do të njoftohet për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.