Më 17.01.2026 në orën 08:15 në NJPB Strugë u privua nga liria N.H. (44) nga fshati Misllodezhdë i Strugës. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor të kryer në rrugën magjistrale Ohër-Podmojë, pranë fshatit Mislleshevë i Strugës, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Pezho'' me targa të Strugës, të cilin e drejtonte me shpejtësi prej 101 kilometrash në orë në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.
Më 16.01.2026 në orën 15:45, në rrugën magjistrale A2 Kriva Palanka-Deve Bair, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria P.S. (25) nga Kriva Pallanka. Gjatë një kontrolli me radar, nëpunësit policorë konstatuan se P.S. po drejtonte automjet udhëtarësh "BMV" me targa të Kriva Pallankës me një shpejtësi prej 103 kilometrash në orë në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".