Më 18.01.2026 në orën 02:38, në rr. “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Pasat” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga D.S. (47) nga Tetova. Pas alkotestit të kryer, atij iu matën 1.60 promilë alkool në gjak.
Më 17.01.2026 në orën 21:30, në fshatin Zherovjan, komuna e Bogovinës, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë ndaluan një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.A. (49) nga Gostivari. Gjatë kontrollit, u konstatua se ai po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 3.05 promilë alkool në gjak.
Më 18.01.2026 në orën 03:20, në kryqëzimin e rrugëve "Done Bozhinov" dhe "Todor Vellkov" në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.A. (25) nga fshati Lubodrag, rrethina e Kumanovës. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Polo", të cilin e drejtonte M.A., dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.80 promilë alkool në gjak.
Më 18.01.2026 në orën 01:15, në kryqëzimin e bulevardeve "Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase" dhe "Branko Bogdanski Gutsman" në Kumanovë,nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria T.T. (49) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Citroen", të drejtuar nga T.T., dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.57 promilë alkool në gjak.
Më 18.01.2026 në orën 03:00 në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë, nëpunës policorë nga NJPB Vallandovë arrestuan Z.D. (57) nga fshati Radovë, rrethina e Strumicës. Më parë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dojranit", nëpunësit policorë i dhanë sinjal një automjeti udhëtarësh "Polo" me targa të Strumicës që të ndalonte, por drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të nëpunësve policorë. Më pas, automjeti u ndal në vendin e quajtur "Kodra e Vallandovës" dhe u konstatua se drejtohej nga Z.D. nga fshati Radovë, ndërsa gjatë alkotestit të kryer të shoferit, u konstatua prania e alkoolit në gjak prej 1.95 promilësh.
Më 18.01.2026 në orën 03:55, në bulevardin "Zhelezniçka" në Ohër, J.S. (33) nga fshati Leskoec i Ohrit u privua nga liria. Ai, duke drejtuar automjetin e tij të udhëtarëve "Audi" me targa të Ohrit, humbi kontrollin dhe shkaktoi aksident trafiku. Pas masave të marra, nëpunësit policorë konstatuan se ai kishte 1.79 promilë alkool në gjak, dhe se po drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë "B".
Më 18.01.2026 në orën 00:50, në rrugën "Vllado Maleski" në Strugë, u privua nga liria R.J. (41) nga Vevçani. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "BMV" të cilin e drejtonte dhe gjatë alkotestit të kryer, te R.J. konstatuan 2.37 promilë alkool në gjak.
Më 17.01.2026 në orën 17:46, pas një aksidenti trafiku që ndodhi në afërsi të Novo Sellos në Strugë, nëpunës policorë nga NjPB Strugë e privuan nga liria K.D. (72) nga fshati Trebenishtë, komuna e Debërcës. Pas alkotestit të kryer, atij iu konstatuan 1.79 promilë alkool në gjak.
Më 18.01.2026 në orën 01:00 në rrugën "Aleksandar Makedonski" në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria J.S. nga Prilepi. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Fiat" me targa të Prilepit, të drejtuar nga J.S., me ç'rast u konstatua se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.69 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".