Më 02.02.2026 në orën 02:00 në rr. "Partizanska" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria M.R. (18) nga Manastiri për shkak asaj iu gjet një substancë pluhurore. Më pas, me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir, u realizua bastisje në shtëpinë e saj, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 02.02.2026 në orën 01:05 në rrugën "Ilindenska" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria O.N. (40) nga Manastiri. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, që u realizua me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir, janë gjetur dhe sekuestruar një materie e ngurtë dhe një materie pluhurore, sende metalike me mbetje të një materie pluhurore dhe bimore, peshore digjitale dhe sende të tjera me mbetje të drogës.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të dyve do të ngrihen kallëzime përkatëse.