Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

anë privuar nga liria tetë shoferë në Veles, në Dellçevë, në rrethinë të Shkupit, në Manastir dhe në Prilep, drejtuan automjetet me ndalim aktiv, pa provim të dhënë për patentë shoferi dhe me patentë shoferi të falsifikuar

anë privuar nga liria tetë shoferë në Veles, në Dellçevë, në rrethinë të Shkupit, në Manastir dhe në Prilep, drejtuan automjetet me ndalim aktiv, pa provim të dhënë për patentë shoferi dhe me patentë shoferi të falsifikuar
Më 03.02.2026, në orën 02:40, në rr. "Dimitar Vllahov" në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.T. (29) nga Velesi. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "BMV" me targa të Velesit, të cilin e drejtonte, me ç'rast paraqiti për kontroll patentë shoferi të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të cilën ekziston dyshimi se është e falsifikuar dhe e cila iu sekuestrua. Ndërkaq, në patentën e shoferit maqedonase është regjistruar ndalimi aktiv për drejtimin e mjetit motorik. Personi u ndalua në stacion policor, ndërsa automjeti iu konfiskua.
 
Më 03.02.2026 në orën 00:10 në Dellçevë, nëunës policorë të NJPB Dellçevë e privuan nga liria K.P. (31) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik, në bul. "Maqedonia" në Dellçevë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "BMV" me targa të Dellçevës, të cilin e drejtonte, me ç'rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
 
Më 02.02.2026, në orën 18:00, në hyrje të fshatit Batincë, komuna e Studeniçanit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.I. (24) nga fshati Batincë. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se automjetin e drejtonte me ndalim të regjistruar për drejtimin e mjetit motorik nga 22.12.2025 deri më 21.04.2026. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
 
Më 02.02.2026 në orën 15:33 në rr. "8 Shtatori" në Manastir, nëpunës policorë SPB Manastir e privuan nga liria E.M. (43) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Hjundai" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu sekuestrua.
 
Më 02.02.2026 në orën 14:31 në rrugën Manastir-Demir Hisar, pranë fshatit Kukureçan, rrrethina e Manastirit, nëpunësit policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria M.A. (24) nga Demir Hisari. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë e ndaluan një automjet udhëtarësh "BMV" me targa të Demir Hisarit, të cilin e drejtonte, me ç'rast u konstatua se automjetin e drejtonte pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
 
Më 02.02.2026 në orën 13:45 në rrugën "Kuzman Josifoski" në Prilep, nëpunësit policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria A.I. (39) nga fshati Norovë, rrethina e Krushevës. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunë[sit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Alfa Romeo" me targa të Krushevës, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se ai po e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
Më 02.02.2026 në orën 12:30 në rrugën "Filipi II i Maqedonisë" në Manastir, nëpunësit policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria D.B. (37) nga Manastiri.
 
 Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti iu konfiskua.
 
Më 02.02.2026 në orën 10:30 në rrugën për në f. Bistricë, rrethina e Manastirit, nëpunësit policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria Sh.B. (34) nga f. Ostrec, rrethina e Manastirit. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti iu konfiskua.
 
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".
 
 
 
 
 
 

Accessibility Menu