Sot (02.02.2026) në orën 15:12, në rr. “Partizanska”, në Strugë, nëpunës policorë nga SPB Strugë e privuan nga liria E.A. (42) nga f. Shum, rrethi i Strugës. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Alfa Romeo” me targa të Strugës, me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa provim të dhënë për patentë shoferi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar.
Sot (02.02.2026) në orën 14:00, në Kërçovë, nëpunës policorë nga SPB Kërçovë e privuan nga liria A.E. (40) nga f. Sërbicë, rrethina e Kërçovës. Gjatë kontrollit në trafik me radar u konstatua se drejtonte një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Kërçovës me shpejtësi prej 64 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 50 kilometra në orë. Gjatë kontrollit, gjithashtu, u konstatua se personit i është shqiptuar ndalimi për drejtimin e automjetit motorik të kategorisë B. Personi është ndaluar në stacion policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyve do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a dhe nenit 300 të Kodit Penal.