Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Shtip, gjenden armë dhe municione, arrestohen tre persona

Bastisje në Shtip, gjenden armë dhe municione, arrestohen tre persona
Më 19.08.2025 në orën 18:30 në Shtip, nëpunësit policorë të seksionit për trafikimin e palejuar të drogës dhe të armëve pranë SPB Shtip i privuan nga liria E.D. (21), N.R. (38) dhe 26-vjeçaren V.M., të gjithë nga Shtipi. Në të vërtetë, duke vepruar sipas njohurive të marra më parë dhe me pëlqimin e E.D., nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën N.R. dhe V.M., me ç’rast gjetën dhe sekuestruan tre pushkë automatike kalibri 7.62 mm, pesë krehër metalikë për pushkë automatike me nga 30 fishekë kalibri 7.62 mm dhe dy krehër metalikë për pushkë automatike me nga 20 fishekë kalibri 7.62 mm.
 
Personat u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu