Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së - Sektori për Luftimin e Terrorizmit, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ngriti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër S.A. (26) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "terrorizëm" sipas nenit 394 - b të Kodit Penal.
Pasi janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet është konstatuar se më 16.08. 2025 në orën 02.41 ka bërë denoncim të rremë se është vendosur bombë në një aeroplan i cili nga Aeroporti Ndërkombëtar - Shkup duhej të niste fluturimin në drejtim të Republikës së Turqisë, për ç’shkak aeroporti u mbyll për qarkullim disa orë, ndërsa fluturimet e planifikuara, gjithashtu, u pezulluan për disa orë, përkatësisht deri në përfundimin e kontrolleve antiterroriste.
Gjatë ndërmarrjes së masave, më 20.08.2025, me urdhër gjykate, u krye bastisje në shtëpinë e S.A. në zonën e Kisella Vodës, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan sende të ndërlidhura me ngjarjen, ndërsa ai u privua nga liria. Në bisedë zyrtare në stacion policor, ai e pranoi veprën.