Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një banor i Shkupit për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve", ngrihet kallëzim penal

Privohet nga liria një banor i Shkupit për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve", ngrihet kallëzim penal
Me datë 21.08.2025, Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së në PTHP -Shkup ngriti kallëzim penal ndaj F.M. (27) nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve" e paraparë dhe e ndëshkueshme sipas nenit 193-a paragrafi 3 nga Kodi Penal.
 
Pas pranimit të informacionit nga policia në Gjermani për hetimin e kryer lidhur me shpërdorimin seksual të fëmijëve dhe posedimin dhe shpërndarjen e materialit me shpërdorime seksuale të fëmijëve, dhe se bëhet fjalë për një profil në aplikacionin “Telegram”, me numër telefoni dhe adresë IP nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga ana e Sektorit për Krimin Kompjuterik pranë MPB-së u ndërmorën masa dhe aktivitete për mbledhjen e provave, me ç’rast pas identifikimit të përdoruesit, më 20.08.2025 pas pranimit të Urdhëresës nga Gjykata Themelore Penale Shkup për bastisje të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse, Urdhëresës për kërkim të sistemit kompjuterik dhe të dhënave kompjuterike dhe Urdhëresës për sekuestrim të përkohshëm të të dhënave kompjuterike, nga ana e nëpunësve policorë të Sektorit për Krim Kompjuterik u krye bastisje në shtëpinë e F.M. (27),me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende për procedurë të mëtejshme.
 
F.M. është privuar nga liria në Stacionin Policor - Gazi Babë dhe është njoftuar Prokurori Publik i PTHP - Shkup për procedurë të mëtejshme.

Accessibility Menu