Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shoferë nga Kumanova dhe Koçani pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

Privohen nga liria shoferë nga Kumanova dhe Koçani pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

Më 22.08.2025, rreth orës 22:50, në kryqëzimin e rrugëve “Revolucioni Popullor” dhe “Tode Dumba” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.J. (44) nga fshati Biljanovcë, komuna e Kumanovës. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin “Citroen” me targa të Kumanovës, që drejtohej prej tij, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku i janë matur 1,96 promila alkool në gjak.

Më 23.08.2025, në ora 02:59, në rrugën “Leninova” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.M. (51) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin “Audi” me targa të Kumanovës, që drejtohej prej tij, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku i janë matur 2,04 promila alkool në gjak.

Më 22.08.2025, në ora 21:10, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e kanë privuar nga liria E.D. (47) nga Koçani. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej prej tij dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku i janë matur 1,59 promila alkool në gjak.

Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Accessibility Menu