Më 20.04.2026 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria V.V. (50) nga Shkupi.
Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, pas pranimit paraprak të urdhrit të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me kanabis të kultivuar, substancë pluhurore, marihuanë, kapsula, reflektorë, kosha për kultivimin e bimëve etj.
Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.