Më 19.04.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 16:30, në shtëpinë e saj në zonën e Qendrës, partneri i saj A.B. (47) e ka sulmuar fizikisht atë dhe qenin e saj, si dhe ka bërë kërcënime ndaj saj dhe djalit të saj. Më pas, ai i ka kërkuar para dhe ajo nga frika ia ka dhënë paratë që i kishte në portofol.
Më 19.04.2026, në orën 21:45, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria Z.B.P. (33) nga Velesi. Sipas denoncimit, ajo në shtëpi e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 32-vjeçar, ndërsa më vonë, me automjetin e saj të udhëtarëve “Fiat” me targa të Velesit, në rrugën “Bllagoj Gjorev” në Veles, është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Reno” me targa të Velesit, i drejtuar nga T.V. (69) nga Velesi. Nga ky aksident ajo ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.95 promilë alkool në gjak. Ajo është ndaluar në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik.
Më 19.04.2026, në NJPB Kriva Pallankë, një grua 50-vjeçare nga Kriva Pallanka ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.J., i cili ka përdorur edhe një send të fortë.
Më 20.04.2026, në orën 00:10, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria S.A. (34) nga fsh. Ramanli, rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore e ka ndjekur dhe shqetësuar ish-partneren e tij 27-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.