Me datë 21.10.2025, në orën 01:30, nëpunës policorë nga Njësia për Krime Ndërkufitare, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim Shkup pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri dhe nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.Z. (30), Z.A. (26), E.S.O. (20) dhe A.U. (51), të gjithë nga Turqia, dhe N.A.T. (39) dhe A.D.M.U. (27), të dy nga Uzbekistani, nën dyshimin për shkeljen e kryer sipas nenit 212 të Ligjit për të Huajt dhe nenit 378 të Kodit Penal.
Gjatë bastisjes së shtëpisë të A.Z. në të cilën ai qëndron në zonën e Çairit, të kryer me urdhër gjykate, dhe në të cilën janë hasur pesë personat e tjerë pa leje qëndrimi, janë gjetur dhe konfiskuar disa leje qëndrimi në emra të personave të tjerë, para në valuta dhe vlera të ndryshme, vula nga kompani private dhe institucione shtetërore për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, kompjutera laptopë, pasaporta turke në emra të personave të tjerë dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale.
Personat janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.