Më 06.09.2025, në ora 21:25, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria Q.T. (57) nga fshati Kanatllarci, rajoni i Prilepit. Bazuar në urdhër gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prilepit, është kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse në fshatin Kanatllarci, pronë e Q.T., ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë kalibër 7.65 mm me katër plumba, një pistoletë sinjalizuese dhe një thikë.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.