Më 07.09.2025, në ora 16:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.B.(37) nga Haraçina. Gjatë kontrollit në trafik, në fshatin Lubodrag, rajoni i Kumanovës, është ndaluar një automjet “Mercedes” i drejtuar nga M.B., dhe është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin me shpejtësi 91 kilometra në orë në një zonë të banuar, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.