Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohen katër persona

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohen katër persona
Më 25.07.2026, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria D.I. (55), M.I. (26), R.A. (50) dhe A.P. (46), të gjithë nga Kumanova.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e D.I., të realizuar me urdhër gjykate në orën 14:00, i cili nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa kanë qenë djali i tij M.I., miku i tij R.A. dhe mikesha e tyre A.P. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore, një peshore digjitale, sende me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë, metadon dhe sende të tjera.
 
Pas masave të ndërmarra, në orën 17:30 pranë Memorialit të Eshtrave në Kumanovë është gjetur edhe D.I. dhebtek ai janë gjetur dhe sekuestruar sende me mbetje të lëndës pluhurore, një thërrmuese dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Accessibility Menu