Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohen dy vjedhës nga Manastiri, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa njëri prej tyre është kthyer në Burgun e Prilepit, ku e vuante dënimin me burg

Arrestohen dy vjedhës nga Manastiri, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa njëri prej tyre është kthyer në Burgun e Prilepit, ku e vuante dënimin me burg
Më 24.07.2026, në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria Gj.Z. (35) dhe A.J. (29), të dy nga Manastiri. Ata dyshohen se po atë ditë kanë kryer vjedhje të rëndë në një market në rrugën “Veri-Jug” në Manastir, me ç’rast kanë vjedhur rreth 30 palo cigare të llojeve të ndryshme.
Gjatë bastisjes në shtëpinë që e kanë përdorur, janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat i janë kthyer pronarit.
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra shtesë është konstatuar se Gj.Z. ka qenë i kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga institucioni korrektues Burgu i Prilepit, ku ka vuajtur dënimin me burg. Ai është dërguar në institucionin për vuajtjen e dënimit me burg prej tetë muajsh.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse

Accessibility Menu