Më 08.03.2026 në Gostivar, nëpunës policorë nga ZJÇK Gostivar e privuan nga liria B.H. nga Gostivari, sepse tek ai ishte gjetur marihuanë. Më vonë, rreth orës 23:00, pas pranimit të urdhërit të gjykatës, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të J.K. (33) në Gostivar, i cili më parë i kishte shitur marihuanë B.H.. Gjatë bastisjes, është gjetur marihuanë, J.K. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.