Më 10.04.2026 në orën 19:30 në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë në koordinim me nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje e privuan nga liria A.K. (48) nga Dellçeva.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me substancë të ngurtë të bardhë, marihuanë, substancë ngjyrë kafe, 34 tableta dhe fishekë gjuetie.Ndërsa në oborr dhe në një motokultivator me rimorkio është gjetur dru për ngrohje të pavulosur.
Motokultivatori dhe drutë janë sekuestruar nga Policia Pyjore për procedim të mëtejshëm, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë