Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria katër grabitës për grabitje në Shkup menjëherë pas pranimit të denoncimit se në Parkun e Qytetit u kanë marrë para të miturve, vijon kallëzimi penal

Janë privuar nga liria katër grabitës për grabitje në Shkup menjëherë pas pranimit të denoncimit se në Parkun e Qytetit u kanë marrë para të miturve,  vijon kallëzimi penal
Më 11.04.2026, rreth orës 21:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (20), N.D. (40) dhe dy të mitur nga Shkupi, për shkak të kryerjes së veprave penale “grabitje” në afërsi të fontanës në Parkun e Qytetit në Shkup, ku nën kërcënimin e thikës u kanë marrë para disa të miturve.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse dhe kryerësit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër, ndërsa pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.

Accessibility Menu