Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer nga rrethina e Negotinës, i cili duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe me masë ndalimi për drejtim, ka goditur një këmbësor në fshatin Pepelishtë

Privohet nga liria një shofer nga rrethina e Negotinës, i cili duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe me masë ndalimi për drejtim, ka goditur një këmbësor në fshatin Pepelishtë
Më 12.04.2026 në orën 14:00, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria L.D. (55) nga fsh. Pepelishtë, rrethina e Negotinës. Ai duke drejtuar një automjet udhëtarësh "Jugo" me targa të Negotinës, ka goditur këmbësorin R.M. (62) nga po ky fshat, i cili ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Negotinës.
Pas marrjes së masave dhe verifikimeve të kryera, u konstatua se L.D. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.76 promilë alkool në gjak dhe e ka drejtuar automjetin me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit.
Me udhëzime të prokurorit publik, ai u ndalua në stacion policor, automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu