Lidhur me detyrimin sipas nenit 24-b, paragrafi 5. të Ligjit për Sigurimin Privat (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 166/2012, 164/2013, 148/2015, 193/2015):
"Kandidatët për dhënien e provimeve të paragrafit (4) të këtij neni dhe opinioni informohen për datën dhe orën e dhënies së provimeve profesionale, së paku tetë ditë para se të mbahen provimet, përmes ueb -faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Servisit Radiodifuziv Publik."
Në shtojcë dorëzojmë KUMTESË për shpallje në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme:
Oda e RMV-së për sigurim privat organizon:
Dhënien e provimit profesional për sigurim FIZIK, i cili do të mbahet më: 23.04.2026 duke filluar nga ora 16.00.
Provimi profesional jepet në Qendrën e Provimeve të Odës së Sigurimit Privat (rr. Divizija 50, Nr. 34, Shkup).