Sot (28.12.2025), nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar, Drogë dhe Armë pranë SPB Manastir në koordinim me Njësitin për Tregti të Palejuar të Armëve, Materieve të Rrezikshme dhe Materialeve Radioaktive pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike e privuan nga liria A.A. (51) nga fshati Këshavë, rrethi i Manastirit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike "M70AV2" prodhim jugosllav, një karikator për pushkën dhe 258 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm. Gjithashtu janë gjetur katër pushkë gjuetie, një pistoletë, 78 fishekë gjuetie të kalibrit 12 mm, 50 fishekë të kalibrit 8x57 mm dhe 72 fishekë të kalibrit 9 mm.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.